Selimi shpërndan një hartë të sektorëve ushtarakë në Gazë, që tregon se ku mund të vendoset FSK - Gazeta Express
string(94) "selimi-shperndan-nje-harte-te-sektoreve-ushtarake-ne-gaze-qe-tregon-se-ku-mund-te-vendoset-fsk"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 14:09

Selimi shpërndan një hartë të sektorëve ushtarakë në Gazë, që tregon se ku mund të vendoset FSK

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 14:09

Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka publikuar në rrjetin social X një hartë që tregon një skenar sipas të cilit Ushtria e Kosovës do të marrë përgjegjësinë për sigurinë në pjesën veriore të Gazës.

Hartën e ka postuar gjithashtu Lt. Gen. Prince Piotr Bagration, i njohur si entuziast ushtarak, mbrojtës i natyrës dhe interesant për teknologji të ndryshme.

“Duket se ushtria e Kosovës do të kontrollojë sigurinë në Gazën veriore. Nëse kjo hartë është e vërtetë”, ka shkruar Selimi në X.

Mediumi “i24 news” raportoi i pari se Izraeli ka konfirmuar se Kosova dhe Kazakistani do t’i bashkohen Marokut, Indonezisë, Greqisë dhe Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, që synon zbatimin e një armëpushimi dhe çarmatosjen e Hamasit.

Forca shumëkombëshe pritet të bëhet operacionale deri në maj, vijon raportimi i mediumit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement