Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi deklaroi pafajësinë në fjalën e tij të fundit në gjykimin në Hagë dhe tha se “sot do ta bëja sërish të njëjtën gjë”.
Selimi tha se Prokuroria e Specializuar po kërkon që të mos e lë atë dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së të kthehen më në Kosovë.
Ai tha se vetëm drejtësia do t’i kthejë ata në atdhe.
“Prokuroria në dosjen e saj përfundimtare kërkon dënime jashtëzakonisht të rënda, aq të gjata sa në thelb synojnë të na e ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria do të duhet ta kishte kuptuar se kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta japë edhe jetën sa herë që do të kërkohej nga unë”, tha ai.