Selimi: Ambasada amerikane anipse është tërhequr nga monitorimi i KPK-së po vazhdon ta përkrahë atë - Gazeta Express
string(98) "selimi-ambasada-amerikane-anipse-eshte-terhequr-nga-monitorimi-i-kpk-se-po-vazhdon-ta-perkrahe-ate"

Selimi: Ambasada amerikane anipse është tërhequr nga monitorimi i KPK-së po vazhdon ta përkrahë atë

Gazeta Express

21/10/2020 17:56

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se ambasada amerikane vazhdon ta përkrahë Këshillin Prokurorial të Kosovës, anipse është tërhequr nga procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kështu tha Selimi në emisionin ‘Frontal’ në T7, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

 “Ambasada janë tërhequr vetëm nga procesi i përzgjedhjes, por jo nga përkrahja”, tha Selimi.

Ambasada amerikane në Prishtinë është tërhequr nga proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke i cilësuar të dëmtuara rëndë këto procese. /Express/