Selena Gomez ka folur për sulmet e vazhdueshme ndaj trupit të saj dhe se si këto komente kanë shkaktuar vite pasigurie.
“Jam përballur me shumë probleme peshe në jetën time dhe kjo është diçka ndaj së cilës jam shumë e ndjeshme” tha këngëtarja 33-vjeçare në një intervistë për Allure. Gomez shpjegoi se përballet me këto mendime dhe pasiguri përmes terapisë dialektike të sjelljes (DBT), një lloj terapie për njerëzit që përjetojnë emocionet e tyre në mënyrë shumë intensive”
“Një person më tha se isha e shëndoshë dhe më lëndoi. Pse po ndjej këtë emocion?” shpjegoi ajo, duke analizuar pse disa komente e prekin kaq shumë. Terapia DBT, sipas Gomez, ndihmon në “heqjen e shtresave” dhe lidhjen e pikave për të kuptuar emocionet e brendshme.
Ajo gjithashtu foli për ndikimin e ilaçeve që merr për lupus, gjendje me të cilën është diagnostikuar në 2014 dhe pas së cilës ka kaluar një transplant veshke dhe kimioterapi. Medikamenti e bën që pesha e saj të ndryshojë, por kritikat ndaj pamjes së saj nuk mungojnë.
“Kur i marr ilaçet, trupi ka tendencë të mbajë shumë lëngje dhe kjo është diçka shumë normale. Kur i ndërpres, zakonisht humbas peshë,” tha Selena në një video në TikTok në shkurt të vitit 2023.
“Po, kam ditë kur ndoshta ndihem keq, por unë do të preferoja shumë më tepër të jem e shëndetshme dhe të kujdesem për veten time. Ilaçet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se janë ato që më ndihmojnë,” u shpreh artistja.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...