Selektori Franco Foda flet për përballjen e Kosovës me Zvicrën - Gazeta Express
string(62) "selektori-franco-foda-flet-per-perballjen-e-kosoves-me-zvicren"

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 12:37

Selektori Franco Foda flet për përballjen e Kosovës me Zvicrën

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 12:37

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur sot në konferencë për shtyp për ndeshjen e së premtes me Zvicrën.

Dardanët do ta hapin kampanjën kualifikuese për Botërorin 2026 pikërisht kundër Helvetikëve, ndërsa trajneri gjerman e sheh këtë si një sfidë aspak të lehtë, shkruan “Gazeta Express”.

“Se a do të fitojmë apo jo, do të shihet të premten pasi unë nuk jam parashikues. Por, ne kemi besim, kemi treguar kualitet në ndeshjet e kaluara. E njohim mirë Zvicrën, i njohim mirë pikat e forta dhe të dobëta ta saj. Nëse paraqitemi si ekip, të bashkuar, dhe nëse i zbarkojmë të gjitha kërkesat në fushë, mund të arrijmë fitore apo të paktën barazim.”

Më pas, Kosova do të luajë të hënën tjetër me Suedinë në Prishtinë. /Gazeta Express