Policia greke ka sekuestruar 23.4 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike në itinerarin Shqipëri-Greqi.
Sipas autoriteteve, arrestimi u bë pas një hetimi të mirëkoordinuar, që çoi në ndalimin e automjetit të tij në Selanik. Mjeti kishte hyrë në Greqi përmes një pike kufitare me Shqipërinë. Gjatë kontrollit të detajuar me rreze X, u zbuluan 12 pako me marihuanë, të fshehura në rezervuarin e karburantit të automjetit.Përveç drogës, policia greke sekuestroi edhe 1000 euro para cash dhe një telefon celular që i përkisnin të dyshuarit.