Selanik/ Grabiste motorët në seri, arrestohet 16-vjeçari shqiptar! Në pranga edhe bashkëpunëtori grek - Gazeta Express
string(98) "selanik-grabiste-motoret-ne-seri-arrestohet-16-vjecari-shqiptar-ne-pranga-edhe-bashkepunetori-grek"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 21:23

Selanik/ Grabiste motorët në seri, arrestohet 16-vjeçari shqiptar! Në pranga edhe bashkëpunëtori grek

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 21:23

Një 16-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhjen e të paktën 10 motorëve përgjatë gjithë sezonit veror.

Bashkë me të ra në pranga edhe shoku i tij, një 17-vjeçar grek, pasi vjedhjet i kryenin në bashkëpunim. Sipas gazetës greke, ‘Protothema’, dy të miturit kishin menduar deri në detaje se si të grabisnin motorët, duke përdorur çelësat të posaçëm.

Të miturit u arrestuan në flagrancë teksa ishin në përpjekje për të vjedhur një kamion në zonën e Stavrupolit të Selanikut.

Nga 10 motorët e vjedhur në Selanik, 8 prej tyre janë rikthyer tek pronarët, por 2 të tjerët ende nuk janë gjetur.

Sipas medias greke, kjo nuk ishte hera e parë që 17-vjeçari grek arrestohet, pasi më 8 korrik, së bashku me të miturin shqiptar, kishte tentuar vjedhjen e një kamioni dhe një motoçikletë në zonën Ampelokipi-Menemeni .