Sela: Do të vazhdojmë takimet në Zvicër dhe Gjermani - Gazeta Express
string(51) "sela-do-te-vazhdojme-takimet-ne-zvicer-dhe-gjermani"

Sela: Do të vazhdojmë takimet në Zvicër dhe Gjermani

Gazeta Express

23/02/2020 18:01

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, bashkë me ekipin e tij në përbërje të Remzi Mehmedit – nënkryetar i Aleancës për Shqiptarë dhe Elmi Aziri – nënkryetar i ASh-së, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, përveç takimeve të shumta që janë duke zhvilluar në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni, gjatë vikendit kanë paralajmëruar takime edhe në diasporë.

Takimi i parë do të mbahet më datën 29 shkurt në Winterthur në hotel Töss me fillim nga ora 19.30.

Lexo Edhe:

Ndërkaq takimi i dytë me diasporën shqiptare do të zhvillohet me datën 01 mars në Mönchengladbach në King Club me fillim nga ora 14.30.

Takimet janë të hapura dhe siç potencojnë nga ASH janë të mirëseardhur të gjithë bashkëatdhetarët me qëllim që të shprehin mendimet, kritikat dhe kërkesat e tyre.

Ndryshe, ditë më parë në një intervistë për Gazetën Express, Sekretari i përgjithshëm i partisë Arben Taravari theksoi se pret mbështetje të madhe nga shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 12 prillit.

Ai madje vlerësoi se mbështetja do të ketë përmasa të mëdha, sikurse që mërgimtarët mbështetën Vetëvendosjen e Albin Kurtit./GazetExpress/B.Leka/