Sekuestrohet një unazë diamanti me vlerë 8500 euro (FOTO)
Shqiperi
Gazeta Express
17/07/2023 16:04
Në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit në bagazhin e dorës së një pasagjeri u gjet një unazë të re diamanti, vlera e së cilës llogaritet në 8500 euro.
Një radiografi dhe më pas një kontroll i detajuar në bagazhin e pasagjerit zbuloi një unazë ari të bardhë me tre diamante në paketimin origjinal të markës franceze “Messika”.
Duke qenë se pasagjeri nuk kishte një faturë, vlera e unazës u përcaktua në faqen zyrtare të prodhuesit.