Autoritetet kanë sekuestruar një statujë pa kokë, të dyshuar të grabitur, që besohet se i përket perandorit romak Marcus Aurelius, nga një muze në Cleveland, Ohio, sipas BBC.
Vepra prej bronzi u mor në fillim të këtij muaji nga hetuesit e Nju Jorkut, të cilët po hetojnë pretendimet se ai ishte grabitur në vitet 1960 nga Bubon, në Turqinë Jugore.
Statuja 1,9 metra e gjatë është rreth 1 800 vjeçare dhe vlerësohet rreth 20 milionë dollarë.
Autoritetet nuk kanë thënë ende se si skulptura mbërriti në Ohio.
Statuja duket se tregon burrë shteti dhe filozofi të veshur me një mantel.
Ajo kishte qenë prej kohësh një objekt i Muzeut të Artit të Cleveland.
Sipas gazetës ”Cleveland Plain Dealer”, faqja e internetit e muzeut deri vonë e kishte përshkruar statujën si “Perandori si filozof, ndoshta Marcus Aurelius (mbretëroi 161-180 pas Krishtit)”.
Por, disa javë më parë website e ndryshoi dhe shkruajti “Figurë e mbështjellë mashkulli, rreth 150 pes-200 es” me origjinë greke ose romake.
Muzeu nuk e ka mohuar pretendimin e grabitjes, duke thënë në një deklaratë se institucioni “i merr shumë seriozisht çështjet e origjinës dhe i shqyrton pretendimet për objektet në koleksion me kujdes dhe përgjegjësi”.
Deklarata shtoi se muzeu “beson se diskutimi publik përpara arritjes së një rezolute ul dialogun e lirë dhe të hapur midis palëve përkatëse që çon në rezultatin më të mirë për të gjithë të interesuarit”./Konica.al
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...