Sekuestrohet 61 kg hashash në Itali, 3 vajza shqiptare në pranga - Gazeta Express
string(63) "sekuestrohet-61-kg-hashash-ne-itali-3-vajza-shqiptare-ne-pranga"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 7:21

Sekuestrohet 61 kg hashash në Itali, 3 vajza shqiptare në pranga

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 7:21

Skuadra e lëvizshme e Rovigos i ka dhënë një goditje tregut të trafikimit të drogës në zonën e Padovës. 61 kg hashash u sekuestruan nga forcat e rendit. Operacioni u zhvillua më 27 gusht në komunën e Boara Pisani. 

Prokurorja e Rovigos njoftoi se ka ngritur akuza për transport dhe posedim të rëndë të një sasie të madhe narkotikësh kundër E.Z., një banore 29-vjeçare shqiptare e Rovigos; F.T., një grua 32-vjeçare shqiptare gjithashtu banore në Rovigo; A.M., një banore 26-vjeçare shqiptare e Villadosa si dhe për një 21-vjeçare italiane. Kjo e fundit ishte e vetmja e panjohur për forcat e rendit deri në bastisjen e 27 gushtit.

Arrestimi ndodhi në flagrancë. Hetuesit i kishin ngritur një kurth bandës. Gjatë kontrollit, u sekuestruan jo vetëm droga, por edhe materiale të ndryshme të përdorura për paketimin e dozave. U gjetën edhe 36 mijë euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhura nga aktivitete të mëparshme të paligjshme.