Sekuestrohen telefona të kontrabanduar me vlerë rreth 65 mijë euro - Gazeta Express
string(66) "sekuestrohen-telefona-te-kontrabanduar-me-vlere-rreth-65-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 18:23

Sekuestrohen telefona të kontrabanduar me vlerë rreth 65 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 18:23

Sot, më 02 korrik 2025, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, i cili merret me shitjen e telefonave mobil, pas pranimit të një informacioni nga një qytetar përmes linjave të hapura për raportimin e kontrabandës dhe veprave të tjera penale.

Pas verifikimeve paraprake, njësitet e Doganës kanë realizuar një kontroll të plotë të lokalit dhe hapësirave përcjellëse. Gjatë kontrollit, në një aneks shtesë (bodrum) është gjetur një kasafortë, brenda së cilës janë zbuluar:

• 49 copë iPhone 16 Pro Max

• 1 copë iPhone 16 Pro

• 12 copë iPhone 15 Pro

• 9 copë Samsung A36 5G

• 6 copë Samsung A56

• 2 copë Samsung A26

Të gjithë këta telefona janë gjetur pa dokumentacion përcjellës për prejardhjen e tyre dhe dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme në treg e këtyre pajisjeve është rreth 64,340.00 euro.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore ndaj subjektit në fjalë, duke sekuestruar mallin dhe duke iniciuar procedurat hetimore për kundërvajtje apo vepër penale, varësisht nga të gjeturat e mëtejme.

Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon të gjithë që të vazhdojnë të raportojnë rastet e dyshimta përmes linjave të hapura, duke kontribuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.