Sekuestrohen rreth 5 mijë euro, arrestohet personi me inicialet L.A., i dyshuar për “falsifikim të parasë” - Gazeta Express
string(101) "sekuestrohen-rreth-5-mije-euro-arrestohet-personi-me-inicialet-l-a-i-dyshuar-per-falsifikim-te-parase"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 19:05

Sekuestrohen rreth 5 mijë euro, arrestohet personi me inicialet L.A., i dyshuar për “falsifikim të parasë”

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 19:05

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku dhe është arrestuar i dyshuari L.A., për veprën penale ‘’Flasifikimi i Parasë’’ në bazë të nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjatë realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë parash të cilat ndërlidhen me veprën penale.

–         123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;

–         12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;

–         1 telefon iPhone;

–         2 x 100€ = 200 

–         108 x 20€ = 2,160 

–         40 x 10€ = 400 

–         23 x 50€ = 1,150 

–         4 x 100€ = 400 

–         5 x 50€ = 250 

–         5 x 20€ = 100 

–         7 x 10€ = 70 

–         11 x 5€ = 55 

Në total shuma e parave të sekuestruara është 4,796.40 €uro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, thuhet tutje në njoftim.