Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për drogë - Gazeta Express
string(99) "sekuestrohen-pasuri-me-vlere-200-mije-euro-ne-tirane-ne-pronesi-te-dy-personave-te-denuar-per-droge"

Shqiperi

Gazeta Express

10/02/2026 10:19

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për drogë

Shqiperi

Gazeta Express

10/02/2026 10:19

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement