Sekuestrohen në Kamzë pasuri me vlerë 500 mijë euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim të bimëve narkotike me llamba.
“Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.
Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:
-1 objekt banimi;
-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;
-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve”, njoftoi policia.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
aaaaa