Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, personat e dyshuar shoqërohen në Polici - Gazeta Express
string(80) "sekuestrohen-dy-arme-zjarri-ne-prishtine-personat-e-dyshuar-shoqerohen-ne-polici"

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, personat e dyshuar shoqërohen në Polici

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 19:29

Dy armë zjarri janë sekustruar sot në Prishtinë gjatë veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale,

Gjatë kontrolleve rutinë (në dy vetura) dy lokacione të ndryshme (në rrugën “Xheladin Hana” dhe në rrugën “Selman Kadriu”) në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri: -një revole CZ me tre fishekë dhe -një revole Sig Sauer me 13 fishekë.

Lexo Edhe:

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Express/