Sekuestrohen cigare pa banderola në Prishtinë, Dogana: Vlera e tyre është rreth 15 mijë euro - Gazeta Express
string(90) "sekuestrohen-cigare-pa-banderola-ne-prishtine-dogana-vlera-e-tyre-eshte-rreth-15-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 11:22

Sekuestrohen cigare pa banderola në Prishtinë, Dogana: Vlera e tyre është rreth 15 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 11:22

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se janë sekuestruar cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se, të sekuestruara janë 44 pako cigaresh, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet të jetë rreth 15 mijë euro, shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro.

‘’Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i dyshuar – njëkohësisht pronar i mallit – është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë

Prishtinë, 12 mars 2026 – Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative dhe pas marrjes së autorizimit për ndërmarrjen e veprimeve nga Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë realizuar një kontroll në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i dyshuar – njëkohësisht pronar i mallit – është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm, duke bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë për trajtimin e rasteve të tilla.

Advertisement
Advertisement
Advertisement