Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Banullë, arrestohen dy persona - Gazeta Express
string(69) "sekuestrohen-arme-ne-nje-auto-sallon-ne-banulle-arrestohen-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 10:25

Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Banullë, arrestohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 10:25

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe njësive të Doganës ka rezultuar me sekuestrimin e armëve dhe arrestimin e dy personave në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit.

Gjatë kontrollit të realizuar në një auto-sallon, pronë e dy të dyshuarve me shtetësi kosovare, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pistoleta, gjashtë karikatorë dhe njëzet fishekë. Si prova materiale janë sekuestruar gjithashtu dy telefona celularë dhe një pajisje DVR e kamerave të sigurisë.

Të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe janë shoqëruar për intervistim nga njësitë kompetente. Me urdhër të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve” dhe është nën hetim nga organet kompetente.