Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në portin e Durrësit - Gazeta Express
string(66) "sekuestrohen-670-mije-litra-nafte-kontrabande-ne-portin-e-durresit"

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2025 14:16

Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në portin e Durrësit

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2025 14:16

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ari i zi”, teksa ka sekuestruar 670 000 litra naftë të dyshuar të kontrabanduar nga Tunizia.

Gjithashtu, është sekuestruar anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.Policia ka vënë në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.Gjithashtu janë identifikuar 2 organizatorët e këtij rasti dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement