Sekuestrohen 67 mijë paund në Rinas, procedohet 63 vjeçari nga Tunizia - Gazeta Express
string(69) "sekuestrohen-67-mije-paund-ne-rinas-procedohet-63-vjecari-nga-tunizia"

Gazeta Express

26/09/2020 9:39

Sekuestrohen 67 mijë paund në Rinas, procedohet 63 vjeçari nga Tunizia

Gazeta Express

26/09/2020 9:39

Një 63 vjeçar nga Tunizia dhe banues në Angli është proceduar penalisht nga Policia në Rinas pasi në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67.850 paund.

Sipas Policisë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.