Sekuestrohen 31 mijë EURO në Rinas, procedohen 2 persona të ardhur nga jashtë - Gazeta Express
string(76) "sekuestrohen-31-mije-euro-ne-rinas-procedohen-2-persona-te-ardhur-nga-jashte"

Gazeta Express

04/07/2020 11:19

Sekuestrohen 31 mijë EURO në Rinas, procedohen 2 persona të ardhur nga jashtë

Gazeta Express

04/07/2020 11:19

Sekuestrohen 31400 euro, procedohen penalisht 2 persona në Rinas.

Policisë Kufitare e Rinasit, ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Lexo Edhe:

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes, bën me dije policia.

Po në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. Q, banues në Austri, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën në çantën e shpinës shumën 18500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes në nuk e kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë Kufitare Rinas, shtetasit M. U. dhe G. Q. u proceduan penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm.