Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Dimitrijeviq, deklaroi se sipas informacioneve jozyrtare nga mediat serbe, prokuroritë e Serbisë dhe Maqedonisë kanë marrë të dhëna kyçe nga Agjencia Amerikane për Luftën kundër Drogës për tregtinë e marijuanës.
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja e akuzon Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen se janë drejtpërdrejt të lidhur me 40 tonët e sekuestruar.
“Për shkak të këtij bashkëpunimi ndërkombëtar, kryeministri Mickoski prej një jave nuk ka dhënë përgjigje për pyetjen kryesore: si arritën 5 tonë marijuanë të kalojnë kufirin, të dalin nga Maqedonia dhe të hyjnë në Serbi?”, tha Aleksandar Dimitrijeviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.
“Rreth 70 për qind e drogës së sekuestruar është e një kompanie në pronësi të njerëzve të Zaevit. Bëhet fjalë për firmën e një personi që ka qenë kryetar i këshillit komunal të LSDM-së në Novo Sellë. Ai është Toni Kotev, i cili i zhvillon biznese me Vice Zaevin. Sigurisht, themelues i biznesit me marijuanë ka qenë qeveria e LSDM-së e udhëhequr nga Zaevi, kur ministër i shëndetësisë ishte Filipçe, ka krijuar rregulla sipas masës së vet dhe ka ndarë biznese sipas masës së vet, ose tek njerëzit e vet”, u shpreh Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...