Sekretet e sulmit amerikan ndaj Iranit, Rubio zbulon arsyet dhe objektivat: Ishte e domosdoshme për të eliminuar kërcënimin bërthamor - Gazeta Express
string(131) "sekretet-e-sulmit-amerikan-ndaj-iranit-rubio-zbulon-arsyet-dhe-objektivat-ishte-e-domosdoshme-per-te-eliminuar-kercenimin-berthamor"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 23:24

Sekretet e sulmit amerikan ndaj Iranit, Rubio zbulon arsyet dhe objektivat: Ishte e domosdoshme për të eliminuar kërcënimin bërthamor

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 23:24

Në një videomesazh, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, shpjegon arsyet pse Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin dhe cilat ishin qëllimet e këtij operacioni.

Sipas tij, nuk ishte vetëm çështja që Irani synonte të kishte armë bërthamore, por edhe fakti që po përpiqej të krijonte një mburojë të pakapërcyeshme me raketa dhe dronë, një gjë që SHBA-të nuk mund ta lejonin.

Rubio thekson gjithashtu se vendimi i presidentit Donald Trump për të urdhëruar operacionin në këtë moment ishte absolutisht i duhur, pasi synonte eliminimin e kërcënimit përpara se të bëhej i pakthyeshëm.

Mesazhi i plotë i Rubios:

“Shumë amerikanë pyesin pse SHBA-të duhej të sulmonin Iranin tani. Le të shpjegoj.

Irani dëshiron të ketë armë bërthamore, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Nëse ata me të vërtetë donin vetëm energji bërthamore siç pretendojnë, mund të kishin ndërtuar reaktorë sipas standardeve ndërkombëtare, ashtu si çdo vend tjetër.

Por Irani nuk veproi kështu. Ai ndërtoi reaktorët dhe infrastrukturën në thellësi të maleve, dhe synon të pasurojë uraniumin. Pajisjet që përdoren për energji mund të përdoren po ashtu për prodhimin e armëve. Ka qenë e qartë se ata gjithmonë mund të kishin ndërtuar një program bërthamor civil dhe nuk e bënë.

Pse sulmi erdhi tani?

Irani po përpiqej të krijonte një mburojë të papërballueshme duke prodhuar shumë raketa dhe dronë, në mënyrë që askush të mos mund t’i sulmonte. Ishim shumë afër momentit kur Irani do të kishte aq shumë raketa dhe dronë sa që askush nuk do të mund të ndalonte programin bërthamor. Kjo ishte një rrezik që nuk mund ta pranonim.

Një shtet i qeverisur nga klerikë shiitë ekstremistë me vizion apokaliptik nuk mund të kishte armë bërthamore të fshehura pas raketave dhe dronëve.

Kjo ishte mundësia jonë e fundit për të eliminuar kërcënimin që do të përbënte kjo mburojë, dhe presidenti mori vendimin e duhur për ta neutralizuar tani.

Ky është objektivi i këtij operacioni: të shkatërrojmë programin e raketave dhe dronëve, në mënyrë që Irani të mos mund të fshihet pas tyre, dhe sigurisht, të sigurojmë që kurrë të mos ketë armë bërthamore”. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement