Sekretarja britanike nxjerr shifrat, sa emigrantë rrezikojnë jetën për të shkuar në Angli - Gazeta Express
string(88) "sekretarja-britanike-nxjerr-shifrat-sa-emigrante-rrezikojne-jeten-per-te-shkuar-ne-angli"

Sekretarja britanike nxjerr shifrat, sa emigrantë rrezikojnë jetën për të shkuar në Angli

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2022 22:56

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman ka folur për fenomenin e emigrantëve klandestinë që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Në intervistën e saj për gazetën Daily Telegraph, zyrtarja britanike ka renditur emrat e tre vendeve nga ku vijnë klandestinët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo Edhe:

Sigurisht, në renditjen e sekretares së Brendshme nuk mund të mungonte as vendi ynë. Sipas statistikave zyrtare, në gjysmën e parë të 2022, ardhjet nga tre vendet, Shqipëria, Afganistani dhe Irani përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të përgjithshëm të klandestinëve që kanë shkuar në Britani me gomone, nëpërmjet kanalit La Manshit duke vënë në rrezik jetën.

18% e klandestinëve që kanë shkuar këtë vit në rrugë ilegale në Angli kanë qenë shqiptarë, 18% nga Afganistani dhe 15% nga Irani.

Numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht është rritur ndjeshëm që nga viti 2021.
Asokohe vendin e parë e mbanin iranianët me 30%, pasonin irakianët me 21% dhe sirianët me 9%, thotë sekretarja.

BBC raporton se më shumë se 33.500 emigrantë kanë shkuar këtë vit ilegalisht në Britani me gomone, shifra më e lartë që Britania ka shënuar ndonjëherë.

Në vitin 2021 klandestinët që shkuan në Angli ishin në total 28.526, ndërsa në vitin 2020 ishin 8.404.