Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK - Gazeta Express
string(73) "sekretari-i-pergjithshem-i-kryeministrise-engjell-agaci-paraqitet-ne-spak"

Shqiperi

Gazeta Express

17/05/2024 10:45

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

17/05/2024 10:45

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja se pse Agaçi është thirrur në SPAK.

Ndërkaq kujtojmë se rreth një muaj më parë Engjëll Agaçi i “shpalli luftë” emisionit investigative të televizionit Italian RAI 3.

Bëhet fjalë për emisionin “Report”, i cili në një investigim për marrëveshjen Meloni-Rama për strehimin në Shqipëri të emigrantëve që shpëtohen në detin Mesdhe, e cilësoi Engjëll Agaçin si “avokat të narkotrafikantëve” .