Sekretari i NATO's udhëton në Uashington për takimin e nesërm Trump -Zelensky pas Samitit të Alaskës - Gazeta Express
string(98) "sekretari-i-natos-udheton-ne-uashington-per-takimin-e-neserm-trump-zelensky-pas-samitit-te-alaskes"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 19:30

Sekretari i NATO’s udhëton në Uashington për takimin e nesërm Trump -Zelensky pas Samitit të Alaskës

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 19:30

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Washingtonin nesër, ku do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump.

Ky takim do të përfshijë gjithashtu presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe liderë të tjerë evropianë, transmeton klankosova.tv.

Takimi vie vetëm pak ditë pas takimit me rëndësi të jashtëzakonshme që ngjau mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaska.

Sipas njoftimit, takimi pritet të fokusohet në çështje kyçe të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë, duke forcuar bashkëpunimin mes shteteve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë globalë.