Sekretari i federates serbe me fjalë të mira për organizimin e EURO 2027 me Shqipërinë - Gazeta Express
string(86) "sekretari-i-federates-serbe-me-fjale-te-mira-per-organizimin-e-euro-2027-me-shqiperine"

Sport

Gazeta Express

04/02/2025 17:04

Sekretari i federates serbe me fjalë të mira për organizimin e EURO 2027 me Shqipërinë

Sport

Gazeta Express

04/02/2025 17:04

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko ka komentuar vendimin e pritur të UEFA-s që Shqipëria e Serbia të jenë nikoqire e Evropianit U21 të vitit 2027.

Sipas tij, vendimi i UEFA-s është shumë domethënës, ndërsa Evropiani 2027 do të jetë më shumë se turne futbollit.

“Ky do të jetë turneu më i madh i futbollit në histori të Serbisë, ngjarje që do t’i tregojë botës se çka është e mundur kur njerëzit fokusohen në qëllim të përbashkët, të inspiruar nga fuqia e futbollit. Si i tillë, ai është një trampolinë për përmirësimin e stadiumeve dhe ambienteve të tjera të futbollit në të gjithë vendin, me mbështetjen e UEFA-s. Do të krijohet një trashëgimi e qëndrueshme që do të frymëzojë brezin e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve të futbollit në të dy vendet”, ka thënë Radujko.

Vendimin për organizimin e përbashkët Shqipëri – Serbi, UEFA e ka marrë sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv.

Finalja e këtij turneu do të luhet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”./GazetaExpress/



Advertisement
Advertisement
Advertisement