Sekretari i EFJ'së-Osmanit: Gazetarët kanë të drejtë të komentojnë dëshirën për t'u rizgjedhur dhe lidhjet me Trumpizmin - Gazeta Express
string(117) "sekretari-i-efjse-osmanit-gazetaret-kane-te-drejte-te-komentojne-deshiren-per-tu-rizgjedhur-dhe-lidhjet-me-trumpizmin"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 15:59

Sekretari i EFJ’së-Osmanit: Gazetarët kanë të drejtë të komentojnë dëshirën për t’u rizgjedhur dhe lidhjet me Trumpizmin

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 15:59

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve e ka cilësuar si qesharake paralajmërimin e zyrës së Osmanit për veprime ligjore kundër gazetarit gjerman, Michael Martens.

Ricardo Gutierrez ka thënë se gazetarët kanë të drejtë të komentojnë për të dëshirën e Osmanit për t’u rizgjedhur si presidente dhe gjithashtu edhe për lidhjet e saj me “Trumpizmin”

“Kosova: kërcënimet për veprime ligjore nga presidenca e Kosovës kundër gazetarit gjerman Michael Martens (Frankfurter Allgemeine Zeitung, FAZ) janë po aq të turpshme sa edhe qesharake. Një gazetar ka të drejtë të komentojë mbi dëshirën e Vjosa Osmanit për të kandiduar për një mandat tjetër si presidente. Dhe mbi lidhjet e saj me Trumpizmin”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement