Sekretari Rubio: Për ditë të tëra s'do të dihet nëse Irani ka lëvizur diçka nga materiali bërthamor para bombardimeve - Gazeta Express
string(95) "sekretari-amerikanishtetit-nuk-ka-operacione-ushtarake-te-planifikuara-aktualisht-kunder-iranit"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 17:18

Sekretari Rubio: Për ditë të tëra s’do të dihet nëse Irani ka lëvizur diçka nga materiali bërthamor para bombardimeve

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 17:18

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se “nuk ka operacione ushtarake të planifikuara tani për tani kundër Iranit”.

Në një intervistë të re me CBS, Rubio shtoi se “askush nuk do ta dijë për ditë të tëra” nëse Irani kishte zhvendosur disa nga materialet e tij bërthamore para sulmeve.

Departamenti i shtetit i SHBA-së ka urdhëruar largimin e anëtarëve të familjes dhe personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane nga Libani, sipas njoftimit të departamentit të shtetit të shqyrtuar nga Reuters.

Urdhri vjen pasi SHBA-të bombarduan objektet bërthamore të Iranit herët të dielën në mëngjes, duke shënuar një përshkallëzim drastik të tensioneve rajonale. /Gazeta Express