Sekretari Amerikan i Shtetit: Në Iran kemi hedhur 12 bombat më të fuqishme në planet - Gazeta Express
string(83) "sekretari-amerikan-i-shtetit-ne-iran-kemi-hedhur-12-bombat-me-te-fuqishme-ne-planet"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 10:44

Sekretari Amerikan i Shtetit: Në Iran kemi hedhur 12 bombat më të fuqishme në planet

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 10:44

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka folur për bombardimet që SHBA ka kryer ditë më parë në dy bazat nukleare të Iranit, raporton Gazeta Express.

Rubio ka thënë se tashmë ato vende s’mund të shihen qartë hartë se çfarë janë, pasi janë shkatërruar, raporton Express.

“ Ju s’mund ta gjeni më në hartë se për çfarë bëhet fjalë, gjithçka është e shkatërruar”, ka thënë Rubio në një konferencë të përbashkët me presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.

Rubio ka thënë se kanë hedhur 12 bombat më të fuqishme në planet në këto dy lokacione në Iran.

“Ne kemi hedhur 12 bomba më të fuqishme në planet në këto dy vende”, ka thënë Rubio.

Edhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka treguar se kanë hedhur nga gjashtë bomba në secilin prej lokacioneve.

“Nga gjashtë bomba për lokacion”, ka thënë Hegseth./Express/