Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit do të ”rriten në mënyrë dramatike” - Gazeta Express
string(92) "sekretari-amerikan-i-mbrojtjes-sulmet-amerikane-ndaj-iranit-do-te-rriten-ne-menyre-dramatike"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 8:01

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit do të ”rriten në mënyrë dramatike”

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 8:01

Mbrëmë në Komandën Qendrore të ShBA-së, Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së Pete Hegseth, Admirali i Komandës Qendrore Brad Cooper dhe Presidenti Donald Trump mbajtën një takim informues mbi operacionet e SHBA-së kundër Iranit.

Hegseth tha se “sasia e fuqisë së zjarrit mbi Iranin dhe mbi Teheranin do të rritet ndjeshëm”.

Ai shtoi se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lejuar SHBA-në të përdorë bazën ushtarake Diego Garcia do ta ndihmonte Uashingtonin të intensifikonte sulmet, shkruan BBC.

“Ishte për të ardhur keq që britanikët nuk thanë që nga dita e parë, ‘Hej, vazhdoni dhe keni akses’”, tha Hegseth. “Por ia dolëm.”

Ndërkohë, kryeministri Sir Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar po dërgon tani katër avionë luftarakë shtesë Typhoon për t’u bashkuar me skuadronin e Britanisë në Katar.

Mbretëria e Bashkuar i ka lejuar ShBA-së të përdorë bazat britanike “për të kryer operacione mbrojtëse”, tha kryeministri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement