Sekretari amerikan i mbrojtjes Hegsethu pyete nëse ka pasur një moment të veçantë kur Donald Trump vendosi të “shtypë këmbëzën”.
Ai përgjigjet, duke pohuar se Trump ishte “plotësisht i përkushtuar ndaj procesit të paqes” dhe se donte një rezultat të negociuar.
Megjithatë, Hegseth thotë se ai “i dha Iranit çdo mundësi dhe u përball me pengesë”.
Ai shton se nuk kishte “asnjë moment të veçantë për Trump, por kishte një moment kur ai e kuptoi se kishte një kohë kur duheshin ndërmarrë veprime për të minimizuar kërcënimin”.
Si kujtesë, Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Presidenti Trump do të vendoste nëse SHBA-të do të përfshiheshin në konfliktin Iran-Izrael “brenda dy javësh”.