Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i ka kërkuar homologut të tij izraelit, ministrit Yoav Gallant, që të njoftojë SHBA-në përpara çdo përgjigjeje të mundshme ndaj sulmit iranian, sipas një zyrtari amerikan.
Të dy folën të shtunën në mbrëmje, disa orë pasi Irani kishte lëshuar breshërinë e tij masive të dronëve dhe raketave në Izrael.
Sipas një lexim izraelit të thirrjes, Gallant informoi Austin për operacionet mbrojtëse të Izraelit deri më tani dhe theksoi se Izraeli është gati për çdo sulm të mëtejshëm, ka raportuar CNN, transmeton Gazeta Express.