Sejdiu: Qysh përfundon Labani gjyqtar raportues në një çështje kaq jetike për vendin - Gazeta Express
string(83) "sejdiu-qysh-perfundon-labani-gjyqtar-raportues-ne-nje-ceshtje-kaq-jetike-per-vendin"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 6:53

Sejdiu: Qysh përfundon Labani gjyqtar raportues në një çështje kaq jetike për vendin

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 6:53

Analisti Dardan Sejdiu tha se presidentja Vjosa Osmani në vitin 2024 kishte ngritur shqetësim për gjyqtarin Radomir Laban dhe kishte kërkuar trajtimin e kësaj çështjeje, gjë që siç tha ai nuk ndodhi.

Sipas tij, Osmani po mundohet t’i arrijë dy gjëra, ta rishpërfaq një temë, që sipas tij është e gabuar, dhe një mënyrë për ta trajtuar kërkesën.

Derisa vuri pikëpyetje në atë se si mundet që Radomir Laban të përfundojë si raportues për një çështje jetike për vendin.

“Këtu është 1 në 1 milion që raportuesi me qenë ky, më shumë se gjithçka tjetër pikë pyetja është se si përfundon raportuesi me qenë Labani në një çështje kaq jetike për vendin. Meqë raportuesi i jep kahje argumentimit dhe një pjesë të madhe të hulumtimit edhe trajtimit të lëndës e kryen raportuesi, por ne po flasim për praktikën e punës. Hulumtimin, precedentët, mënyrën e trajtimit, shtrimin e argumenteve e bën raportuesi dhe e ndikon, i jep kahje në një drejtim”, tha Sejdiu. /KlanKosova