Sejdiu: Kurti e krijon, sajon dhe mirëmban problemin e presidentit, me PDK'në mundet me e zgjidhë për 5 minuta - Gazeta Express
string(106) "sejdiu-kurti-e-krijon-sajon-dhe-miremban-problemin-e-presidentit-me-pdkne-mundet-me-e-zgjidhe-per-5-minuta"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 9:22

Sejdiu: Kurti e krijon, sajon dhe mirëmban problemin e presidentit, me PDK’në mundet me e zgjidhë për 5 minuta

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 9:22

Sipas analistit Dardan Sejdiu, duhen “pesë minuta punë” për zgjidhjen e problemit të presidentit.

Ai shpjegoi se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i interesuar të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, kryhet kjo.

“Problemi i presidentit është inekzistent. Problemin e presidentit e krijon ky, e sajon ky e mirëmban. Nëse ke thënë sot që me LDK-në s’bëhet kjo punë me Bedri Hamzën, me PDK-në kryhet kjo punë”, deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.

Gjatë ditës së djeshme, lideri i VV-së pati një takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, ku diskutoi rreth temës së presidentit, për të cilin u shpreh optimist se do të gjendet një zgjidhje brenda afatit të mbetur.

Po ashtu tha se shpreson ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement