Sefaj: Kurti e Murati kanë faj për vdekjen e 6 punëtorëve për dy javë, e kanë bërë jofunksional Inspektoratin e Punës - Gazeta Express
string(115) "sefaj-kurti-e-murati-kane-faj-per-vdekjen-e-6-punetoreve-per-dy-jave-e-kane-bere-jofunksional-inspektoratin-e-punes"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 13:49

Sefaj: Kurti e Murati kanë faj për vdekjen e 6 punëtorëve për dy javë, e kanë bërë jofunksional Inspektoratin e Punës

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 13:49

Sindikalisti Ali Sefaj ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati për vdekjen e 6 punëtorëve brenda dy javëve në Kosovë.

Ai ka thënë se Kurti e Murati janë fajëtorë për shkak që e kanë bërë jofunksional Inspektoratin e Punës.

Reagimi i tij:

6 vdekje në vendin e punës për dy javë.

Krejt kjo duke iu falënderuar Albinit dhe Hekuran Muratit qe e kanë bërë jofunksional Inspektoratin e Punës dhe ua kanë lehtesu punën mafisë ndërtimore, me ua shkelë të drejtat e punëtorëve dhe mos me kriju kushte dhe siguri në punë!

Veproni, mos i vrani punëtoret!