Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore - Gazeta Express
string(75) "sefaj-godet-muratin-eshte-per-keqardhje-duhet-te-kthehet-ne-shkolle-fillore"

Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 21:13

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë Ali Sefaj, ka pasur kritika të shumta për ministrin e Financave, Hekuran Murati, për mënyrën se si është përcaktuar koeficienti për paga.

Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se koeficienti është fyes për punëtorët e sektorit publik.

Lexo Edhe:

“Kjo pyetja a je i kënaqur? më ngjason me atë terminologjinë në fatkeqësi kur thonë a u mërzite?. Ky koeficient i cili i është ofruar sektorit publik është fyese për sektorin publik në përgjithësi dhe veçmas për administratën dhe nuk e mbulon koston financiare të jeteës i cili është rënduar si rezultat i inflacionit në tri vitet e fundit”, tha ai.

Sefaj tutje goditi Murati duke e quajtur “nivel të shkollës fillore apo të mesme”

“Mbajtja fshehtas e vlerës së koeficientit e ka irrituar të gjithë sektorin publik. Qeverisë i është dashur gjatë. Ministri i financave është për keqardhje, vlerat e koeficientit i ka pasur me kohë por nuk ka ditur t’i llogarisë. Por çtë bësh? Kur i jep detyra dikujt të profesorit, dikujt që është për shkollë fillore ose të mesme atëherë ky është rezultati”, shtoi ai.

Sefaj qartësoi se këto komente ishin vetëm për Muratin.  

“Definitivisht për ministrin e Financave Murati”, përfundoi ai. /Gazeta Express/