Secondary Archive në ‘Manifesta 14 Prishtina’ - Gazeta Express
string(43) "secondary-archive-ne-manifesta-14-prishtina"

Arte

Gazeta Express

10/08/2022 16:12

Secondary Archive në ‘Manifesta 14 Prishtina’

Arte

Gazeta Express

10/08/2022 16:12

Mbi 160 artiste gra nga Shqipëria, Bjellorusia, Republika Çeke, Hungaria, Kosova, Polonia, Serbia, Sllovakia dhe Ukraina marrin pjesë në projektin ‘Secondary Archive’ në Manifesta 14 – Bienalja Nomade Evropiane. Është një arkiv unik online që prezanton deklaratat e tre brezave të artisteve gra nga Evropa Qëndrore dhe Lindore.

‘Manifesta 14’, e cila këtë vit po mbahet në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë, është një mundësi që platforma të shkojë përtej kornizës së saj virtuale. Arkivi do të rezonojë në hapësirën e Galerisë Kombëtare të Kosovës si një punë e bazuar në tinguj e përbërë nga zërat e mbi 160 artisteve gra. Manifesta 14 u hap zyrtarisht për publikun më 22 korrik.

Lexo Edhe:

Projekti Secondary Archive në Manifesta 14 Prishtinë organizohet nga Fondacioni Katarzyna Kozyra (Poloni) së bashku me partnerët: Tirana Art. Lab (Shqipëri), Ambasada Kultury (Bjellorusi/Lituani/Gjermani), MeetFactory (Republika Çeke), Easttopics (Hungari), Iniciativa për Histori Gojore (Kosovë), Center for Cultural Decontamination (Serbi), björnsonova (Sllovaki), Artsvit Gallery (Ukrainë).

/Gazeta Express