Ish-drejtori për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane në Komunën e Mitrovicës, Elvis Peka, ka reaguar pasi të dielën në ora 21:30, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme.
Kjo senacë po mbahet për zgjedhjen e kryesuesit të këtij Kuvendi.
Në lidhje me ketë Peka ka aluduar se kjo seancë mund të jet për t’iu bërë presion asambleistëve që të mos e humbin mandatin.
“Po bohet interesant! Prime në Kuvendin Komunal ne Mitrovicë nga ora 21:30. Statuti i Komunës kështu e thot: Mbledhja urgjente e Kuvendit e Kuvendit thirret në rastet e fatkeqësive natyrore apo rrethanave tjera urgjente në Komunë. A është presion ndaj të zgjedhurve, sepse i humbin mandatet?”, ka thënë Feka. /Gazeta Express