Seancë gjyqësore për tragjedinë në Llaskarcë - Gazeta Express
string(44) "seance-gjyqesore-per-tragjedine-ne-llaskarce"

Seancë gjyqësore për tragjedinë në Llaskarcë

Gazeta Express

19/02/2020 9:16

Një javë pas përvjetorit të tragjedisë në afërsi të fshatit Llaskarcë, në Gjykatën penale është caktuar seancë e re kundër gjashtë të akuzuarve për fatkeqësinë e madhe rrugore të shkaktuar nga autobusi i kompanisë “Durmo turs”.

Në seancën e fundit për këtë lëndë u prezantuan raportet nga eksperët e Mjekësisë ligjore dhe psikiatri, në të cilat ceket se vozitësi, tani i akuzuar Manoil Trifunovski, ka qenë i sëmurë nga diabeti, por kjo nuk ka qenë shkak për pengesë të kryerjes së obligimeve të punës.

Lexo Edhe:

Më 13 shkurt të vitit të kaluar, rreth orës 16:30, pas pikë pagesës “Gllumovë”, në drejtimin rrugor Shkup – Tetovë, autobusi i “Durmo tursit” doli nga rruga, në të cilën fatkeqësi jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbi 35 kaluan me lëndime të rënda./V.Leka/