Seancat e pavlefshme, Koci: Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm, deputetët t’i kthejnë pagat - Gazeta Express
string(90) "seancat-e-pavlefshme-koci-kuvendi-ka-funksionuar-jashteligjshem-deputetet-ti-kthejne-pagat"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 19:24

Seancat e pavlefshme, Koci: Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm, deputetët t’i kthejnë pagat

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 19:24

Avokati Arianit Koci, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e Kushtetueses për situatën në Kuvend, ku ndër tjerash gjykata i ka shpallur të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 si të pavlefshme.

Koci i është drejtuar deputetëve duke kërkuar nga ta që t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe, pasi që, siç ka thënë ai, deputetë janë paguar për një periudhë kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.

‘‘Mos e hani djersën e popullit

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025.

Pra, deputetët kanë marrë paga për një periudhë kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.

I ftoj deputetët t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe.”, ka shkruar ai.