Në Kuvend sot duhet të mbajnë seancë Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Propozim-ligji për shkollën e mesme të policisë me procedurë të shkurtuar është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.
Në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale, në lexim të dytë, Propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për prospektet dhe detyrimet e transparencës për emetuesit e letrave me vlerë, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme mbi banka dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Instrumentet financiare, me procedurë të shkurtuar. Të gjitha këto propozim-ligje do të jenë në rend të ditës së Komisionit ligjvënës-juridik.
tag_katrorimaqedoni_2