Seanca për nënkryetarin, Rashiq konsultohet me deputetët e PDK'së, bashkë me Krasniqin largohen nga salla - Gazeta Express
string(102) "seanca-per-nenkryetarin-rashiq-konsultohet-me-deputetet-e-pdkse-bashke-me-krasniqin-largohen-nga-salla"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 11:12

Seanca për nënkryetarin, Rashiq konsultohet me deputetët e PDK’së, bashkë me Krasniqin largohen nga salla

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 11:12

Deputetët  e kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen në sallën parlamentare për të vazhduar me konstituimin e parlamentit.

Para fillimit të seancës, në sallë janë parë teksa bisedojnë mes vete Nenad Rashiq me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, si Memli Krasniqi e Nait Hasani.

Pas kësaj, kryetari i PDK-së së bashku me Rashiqin janë larguar nga salla bashkë për të vazhduar diskutimin mes vete.

Ndryshe, Rashiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se do të vetëkandidohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Procesi i konstituimit ka mbetur tek zgjedhja e nënkryetarit të kuvendit nga komunitetet jo shumicë serbe.