Seanca për lëndën "Zhvatja" vazhdon më 25 dhjetor - Gazeta Express
string(47) "seanca-per-lenden-zhvatja-vazhdon-me-25-dhjetor"

Seanca për lëndën “Zhvatja” vazhdon më 25 dhjetor

Gazeta Express

10/12/2019 17:00

Shuma prej 12, 5, 18 dhe 24 milionë denarë ishin tërhequr disa herë në dhjetor të vitit 2018 dhe shkurt të vitit 2019 nga llogaritë private të familjes Kamçev, dëshmoi një e punësuar te Orce Kamçevi në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Zhvatja”.

Dëshmitarja Mirjana Boshkovska, referente për deviza në “Orka hollding”, tha se në dhjetor të vitit 2018 dhe në shkurt të këtij viti kishte tërhequr disa herë shuma të mëdha nga llogaritë private të familjes Kamçev.

Lexo Edhe:

“Në dhjetor kishte 12 milionë denarë, pesë milionë dhe diç më shumë se pesë milonë denarë. I këmbeva në këmbimore në euro. Në shkurt kam nxjerrë 18 milionë dhe 24 milionë denarë nga llogaritë e vajzës dhe nënës së Kamçevit. Me sigurim shkova në këmbimore dhe i këmbeva në euro. Pastaj i dërgova në shtëpinë e familjes Kamçev dhe atje bashkë me Kamçevin i rregullova paratë dhe bëra specifikim, pas çka u largova”, tha dëshmitarja Boshkovska.

Në pyetjen e Boki 13, se me çka i kishte dërguar paratë në shtëpinë e Orçe Kamçevit, dëshmitarja tha se me dy çanta sportive.

“Saktë 710 mijë euro në dy çanta sportive”, deklaroi Boshkovska.

Në pyetjen e mbrojtjes së Katica Janevës, dëshmitarja tha se në dhjetor nuk kishte bërë specifikim të mjeteve të tërhequra.

“Vetëm në shkurt bëmë specifikim bashkë me Orçe Kamçevin”, tha dëshmitarja Boshkovska.

Seanca e ardhshme gjyqësore për rastin “Reket” është caktuar për më 25 dhjetor, kur duhet të merren në pyetje katër dëshmitarë.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit.

I akuzuari i parë, Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet se ka kryer edhe vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg.