Seanca nis një orë me vonesë, nuk ka kuorum për rezolutën e dialogut - Gazeta Express
string(67) "seanca-nis-nje-ore-me-vonese-nuk-ka-kuorum-per-rezoluten-e-dialogut"

Seanca nis një orë me vonesë, nuk ka kuorum për rezolutën e dialogut

Gazeta Express

18/09/2020 11:15

Me më shumë se një orë vonesë ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Seanca e paraparë të nisej në orën 10:00 ka filluar në orën 11:10 për shkak të mungesës së deputetëve.

Lexo Edhe:

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar rezolutën e LVV-së për dialogun.

“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdohet me një pikë tjetër të rendit të ditës.

“Pika e radhës është interpelanca e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj e nënshkruar nga deputetë të LVV-së për kushtet e mësimit në Kosovë. Në bazë të rregullores, interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani. /GazetaExpress/