Seanca në kuvendin e Prishtinës, edhe PDK do të votojë për bartjen e mjeteve - Gazeta Express
string(75) "seanca-ne-kuvendin-e-prishtines-edhe-pdk-do-te-votoje-per-bartjen-e-mjeteve"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 15:41

Seanca në kuvendin e Prishtinës, edhe PDK do të votojë për bartjen e mjeteve

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 15:41

Asamblisti i PDK’së, Leutrim Retkoceri, ka thënë se asamblistët e kësaj partie do të votojnë për  bartjen e mjeteve të vitit të kaluar në vitin 2025.

“Grupi i asamblistëve të PDK’së për mandatin 2021-2025 mbetet i vendosur të kontribuojë me seriozitet për tejkalimin e kësaj gjednje në këtë mbledhje të jashtëzakonshme. Bartja buxhetore e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 mund të paraqesë zgjidhje të përkohshme, por është e domosdoshme të dihet nëse kjo bartje shërben si mundësi për ti rikthyer shërbimet esenciale në kryeqytet, siç është transporti publik, shujtat e fëmijëve në shkolla, të paguajë borxhin për mbeturinat dhe të sigurojë pagat për punëtorët e ndërmarrjeve publike. Për këto dhe për kode tjera që janë në dobi të qytetarëve, PDK do të votojë në këtë seancë”, tha ai. /GazetaExpress/