Seanca ndaj Klinakut dhe Selmanit, Kurti thotë se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike - Gazeta Express
string(86) "seanca-ndaj-klinakut-dhe-selmanit-kurti-thote-se-nuk-paraqet-kerkese-pasurore-juridike"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 9:35

Seanca ndaj Klinakut dhe Selmanit, Kurti thotë se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 9:35

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën po mbahet seanca fillestare në rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Vetë Kurti erdhi në këtë seancë në cilësinë e të dëmtuarit.

Pasi gjykatësi i rastit Rrahman Beqiri njoftoi të dëmtuarin- kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me të drejtat që ia njeh ligji, Kurti tha se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike.

Në këtë rast, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani po akuzohen për kanosje të Kurtit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Seanca fillestare po vazhdon.