SEANCA KONSTITUIVE, votohet Komisioni verifikues - Gazeta Express
string(47) "seanca-konstituive-votohet-komisioni-verifikues"

Gazeta Express

04/08/2020 13:26

SEANCA KONSTITUIVE, votohet Komisioni verifikues

Gazeta Express

04/08/2020 13:26

Me 115 vota “për”, 2 të përmbajtur dhe asnjë votë “kundër” nga gjithsej 117 deputetë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit është votuar Komisioni për verifikimin e mandateve.

Kryetare e Komisioni Verifikues është zgjedhur Jagoda Shahparska, anëtarë tjerë të Komisionit janë deputetët, Izet Mexhiti, Blagica Lashkovska, Sonja Mirakovska dhe Sadije Sadiki Shaqiri. Kuvendi për momentin është në pauzë pasi rrjedh puna e Komisionit Verifikues, seanca vazhdon në ora 13:30.

Lexo Edhe:

Pas verifikimit të mandateve, raporti i Komisionit duhet votuar në seancë. Më pas vijon faza e propozimit të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i cili duhet iniciuar me nënshkrimin e 10 deputetëve. Me zgjedhjen e Komisionit amë për emërime ndërpritet edhe puna e Kuvendit deri në marrëveshjen politike mes partive për shumicë të re parlamentare dhe përcaktimin se kush do të udhëheq me ligjvënësin.