Seanca e VV’së, Zemaj: Mjet populist për ta zhveshur Kurtin nga përgjegjësia e dështimit, është jolegjitime   - Gazeta Express
string(103) "seanca-e-vvse-zemaj-mjet-populist-per-ta-zhveshur-kurtin-nga-pergjegjesia-e-deshtimit-eshte-jolegjitime"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 11:13

Seanca e VV’së, Zemaj: Mjet populist për ta zhveshur Kurtin nga përgjegjësia e dështimit, është jolegjitime  

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 11:13

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në konferencën për media, ka thënë se kjo e fundit është më legjitime se sa seanca e thirrur nga Vetëvendosja për në orën 11:00.

Ai ka thënë edhe se kjo seancë ‘’është treni i fundit’’ për të fshehur mungesën e numrave që VV’ja ka, dhe në mënyrë që kjo e fundit, dhe lideri i saj, Albin Kurti, të ‘’zhveshën’’ nga përgjegjësia e dështimit, shkruan Gazeta Express.

‘’Po ju drejtohem përmes konferencë e cila është më legjitime se seanca e thirrur sot në orën 11 nga VV’ja. Një seancë e cila është një mjet popullist dhe veprim politik më të cilin VV’ja është mësuar të veprojë.  Për të fshehur mungesën e numrave, sot po provohet treni i fundit, një seanca jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues. Vetëm që Kurti dhe VV’ja të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të saj’’, ka deklaruar ai.

Më tej, Zemaj bëri të ditur se LDK s’merr pjesë në këtë seancë të cilën e cilësoi si ‘’proces  të papërgjegjshëm’’.

‘’LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. LDK refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën VV po tenton sërish të përdor institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike.’’, ka thënë ai. /GazetaExpress