Seanca e tretë për fjalët përmbyllëse në procesin gjyqësor për spitalin modular në Tetovë - Gazeta Express
string(89) "seanca-e-trete-per-fjalet-permbyllese-ne-procesin-gjyqesor-per-spitalin-modular-ne-tetove"

Ballina

Gazeta Express

29/05/2023 9:58

Seanca e tretë për fjalët përmbyllëse në procesin gjyqësor për spitalin modular në Tetovë

Ballina

Gazeta Express

29/05/2023 9:58

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve të cilët ngarkohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021 ku jetën humbën 14 persona.

Kjo është përpjekja e tretë për të pasur fjalë përmbyllëse pasi seancat e 25 prillit dhe 10 majit u anuluan. Më 25 prill kjo ishte për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve, Florin Besimit, ndërsa më 10 maj për shkak të mosardhjes së avokatit të të akuzuarit Artan Etemi.

Lexo Edhe:

Gjykatësi Jordan Vellkovski fillimin e seancës së sotme e caktoi në orën 10.

Procedura e dëshmive në procesin gjyqësor përfundoi me dëshmitarët e fundit që u dëgjuan më 6 prill.

Ish drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi ngarkohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”. Spitali klinik si subjekt juridik ngarkohet për dy vepra penale – “shkaktimin e rrezikut publik” dhe “mosveprim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit ata theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjykimi filloi në dhjetor të vitit 2022.